Hyrje në programim përmes gjuhës programuese standarde të strukturuar
HYRJE NË PROGRAMIM
Jemi duke jetuar në një kohë të ndryshimeve të shpejta dhe të zhvillimit edhe më të shpejtë teknologjik në të gjitha pjesët e shoqërisë sonë. Pothuajse është e pamundur të mendohet ndonjë punë që do të bëhej pa përdorimin e kompjuterit. Duke pasur parasysh faktin se një kompjuter është një pajisje elektronike që përdoret për të mbledhur, ruajtur dhe përpunuar të dhëna me ndihmën e programeve të instaluara në të, konkludojmë se kompjuteri është pajisja më e fuqishme që ofron një zgjidhje për çdo situatë problemore, për qëllime të ndryshme dhe nga fusha të ndryshme.
Procesi i dizajnimit, krijimit dhe lidhjes së vargjeve të instruksioneve quhet programim. Njerëzit të cilët krijojnë programe duke përdorur gjuhë programuese quhen programues.
Në përditshmërinë tonë përdorim programe të ndryshme, si për shembull:
● luajmë lojëra për zbavitje;
● shkruajmë ese në programin për përpunim të tekstit (MS Word, Open Office Writer etj.);
● kryejmë llogaritje në programin për llogaritje tabelare (MS Excel, Open Office Calc etj.);
● krijojmë prezantime në programin për krijimin dhe rregullimin e prezantimeve multimediale (MS Power Point, Open Office Impress, Prezi etj.);
● shikojmë videofajlla përmes programeve përkatëse (Winamp, VLC Player, Real Player etj.);
● krijojmë dhe rregullojmë figura (imazhe) me editorë për grafikë (MS Paint, InDesign, Corel Draw, Photoshop etj.);
● komunikojmë me të afërmit dhe miqët përmes programeve për komunikim (Viber, Messenger, WhatsApp etj.).
Gjuhët e programuese zakonisht ndahen në gjuhë programuese të larta dhe të ulëta.
-Gjuhët e ulëta të programimit janë të orientuara drejt makinës, sepse ato varen nga makina në të cilën ekzekutohen, që do të thotë se nëse një program është shkruar në një procesor, mund të mos funksionoj në një procesor tjetër.
-Gjuhët e larta programuese përdoren gjithnjë e më shumë, sepse ato nuk varen nga makina në të cilën ato kryhen, që do të thotë se ato mund të kryhen në kompjuterë me procesorë të ndryshëm.
Gjuhët e larta programuese më të përdorura janë: C, C++, Fortran, Basic, Pascal, Java dhe etj.
.jpeg)