Ekzekutimi i programeve Kodi burimor për llogaritje të shumës
Kodi burimor për llogaritje të shumës
Meqenëse, në këtë program do të futim të dhëna me tastierë, fillimisht në programin kryesor i përkufizojmë variablat, përkatësisht ndryshoret vlerat e të cilave varen nga futja përmes tastierës.
Me int tregojmë se vlerat që do të jepen me tastierë do të jenë numra të plotë (integer). Variablave u kemi dhënë emra: nr1, nr2 dhe shuma.
Në rreshtin me numër (8) është shënuar urdhëri cout me të cilin realizohet paraqitja e porosisë në ekran. Pas urdhërit shkruhen operatorët për shtypje (<<), dhe pastaj porosia e cila duhet të paraqitet në ekran e shkruar në thonjëza (“). Me urdhërin endl shënojmë fundin e rreshtit, dhe me shenjën pikëpresje (;) fundin e deklarimit, përkatësisht urdhërit. Të njëjtin funksionalitet dhe kuptim e ka edhe rreshti me numër nëntë (9).
Në rreshtin me numër dhjetë (10), është shënuar urdhëri cin, që shoqërohet me operatorët (>>) „>>“ paraqet urdhërin për futjen e të dhënave nga tastiera. Gjithashtu, urdhëri përfundon me shenjën pikëpresje (;). E njëjta procedurë është përsëritur në rreshtat njëmbëdhjetë (11) dhe me numër dymbëdhjetë (12).
Në rreshtin trembëdhjetë (13), është shkruar formula për llogaritjen e shumës së dy numrave të dhënë ose në përkthim tekstual variabla shuma do të merr vlerën e shumës së nr1 dhe nr2. Por, ky rresht nuk paraqitet në ekran, pra vetëm përkthehet.
Vlera e vendosur në shuma, do të paraqitet në rreshtin vijues nga vargu i urdhërave. Kështu, në rreshtin katërmbëdhjetë (14) me cout dhe operatorët për shtypje (<<) do të shënohet fjalia e cila është shënuar në thonjëza, dhe pas saj vlera e variablit shuma. Këtu me endl përfundon urdhëri.
Funksionin kryesor e përfundojmë me return 0; me çka i tregojmë procesorit se programi është ekzekutuar në mënyrë të suksesshme. Me mbylljen e kllapës së madhe shënojmë fundin e urdhërave në funksionin kryesor main.
Pas shkruarjes së kodit burimor në editor në mjedisin e integruar për programim, qasemi në kompajlim dhe debagim, do të thotë, me përkthim dhe lidhje të fajllit burimor në fajllin ekzekutiv. Përmes menysë Build dhe urdhërin Build e fillojmë fazën për përkthim. Nëse nuk paraqiten gabime në Build log vazhdojmë me urdhërin Run për ekzekutim të fajllit. Në të kundërtën i korrigjojmë gabimet dhe e përsërisim procesin. Fajlli ekzekutiv ekzekutohet në dritaren në vijim:
Comments
Post a Comment